Me një numër aktivitetesh do të përkujtohen dëshmoret e komunës së Prishtinës me datën 18 prill. Duke filluar nga ora 10:00 behën homazhe të varrezat e Dëshmorëve në Velani; në ora 10:30 do të behën homazhe pranë shtatores së heroit të kombit Zahir Pajazitit, dhe vetëm 10 minuta më pas në sheshin e Prishtinës që e mban emrin e këtij heroi do të organizohet aktiviteti i dhurimit të gjakut. Rreth orës 11:00 do të bëhen nderime edhe pranë shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut; në ora 11:30 organizohen homazhe pranë varreve të Dëshmoreve dhe Martirëve në fshatrat: Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishec, Canaj, Barilevë, Rimanishtë, Koliq dhe Stallovë. Ndërsa duke filluar nga ora 13:00 organizohet tubimi qendror tradicional Epopeja e UÇK-së në fshatin Marec. Homazhet do të vazhdojnë edhe në ora 15:30 në memorialin e Dëshmoreve në fshatin Sharban. Kurse duke filluar nga ora 18:00 organizohet Akademia përkujtimore “Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës” në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …