Me nderimet të larta dhe respekt të veçantë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me zyrtar komunal, deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Daut Haradinaj, Përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve dhe qytetarë të tjerë, përkujtuan dëshmorët dhe martirët e fshatrave Nagac dhe Hoçë e Vogël të Komunës së Rahovecit. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se duke nderuar dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që ranë në fushën e nderit, nderojmë të ardhmen dhe historinë e popullit shqiptar. Një fjalë rasti, e mori edhe deputeti i Republikës së Kosovës, Daut Haradinaj i cili tha se duhet të jemi krenar çdo ditë për ata që sakrifikuan për liri ndër breza. Ndërsa përfaqësuesi i OVL-ës, Ejup Kabashi tha: me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike, e mot po i kujtojmë të rënët më të dashurit tuaj, ata të cilët nuk kursyen jetën e tyre që ne ta kemi lirinë.
Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e kombit!