leoni

Përkujtohen dëshmorët dhe të rënët e fshatit Beleg të Deçanit

Nëntëmbëdhjetë vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, bënë masakër në fshatin e Belegut të Deçanit, ku u vranë dhe u masakruan 49 shqiptarë. Të enjten në kompleksin memorial të këtij fshati janë bërë homazhe dhe janë vendosë kurora më lule nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënëkryetri Sami Cacaj, më bashkëpunëtorë deputet të paramilitarët të Kosovës , përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjar të dëshmorëve dhe të rënëve dhe qytetar të shumtë. Kjo masakër është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999, filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut. Kjo pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sot e kësaj dite fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pa zgjidhur. Po ashtu në fshatin Irzniq janë nderuar edhe martiret e këtij fshati.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …