Përkujtohen dëshmorët e kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë e familjarë, të dielën kanë bërë homazhe në nderim të dëshmorët të kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ndër të tjera ka shkruar:

26 vjet më parë, në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë në logun e nderit, dëshmorët e kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe.

Sot, me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë e familjarë, nderuam kujtimin e emrit dhe veprën e tyre madhështore, e cila kulmoi më 13 prill 1999, te vendi i rënies, i njohur si Rrezet e Krushës.

Dalip Behra e Bekim Gashi nuk qenë rastësisht aty ku e kërkonte nderi e detyra. Ndjenjën atdhetare e kishin të trashëguar nga të parët. Ata, sot, dukeshin më të gjallë se kurrë, në fjalët tona, në kujtimet tona, në rrugën që ecnim drejt vendit ku ata mbrojtën me jetë idealin e lirisë.

Pesha e gjakut të tyre na obligon të jemi përherë në nivel të lartë të përgjegjësive tona shoqërore e institucionale. Këto jetë njerëzish të këputura në lulen e rinisë na bëjnë ta duam këtë vend më shumë dhe ta çmojmë lirinë që e gëzojmë.

Lavdi dëshmorëve të kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi!

Kontrolloni gjithashtu

Malishevë: Zyra e Avokatit të Popullit organizon takime me qytetarë

Komuna e Malishevës përmes një postimi në facebook, njofton qytetarët se Zyra e Avokatit të …