Me 2 maj 2019 në Therandë nderohen dëshmorët e kombit Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari në 20 vjetorin e rënies heroike

Përkujtohen dëshmorët e kombit, Fetah Gega, Xhavit Bajraktari dhe dëshmorët e rënë më 2 maj të vitit 1999

Në 20-vjetorin e rënies së heronjve: Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari sot  mbahen aktivitete tematike e përkujtimore. Në orën 12:00 bëhet vendosja e kurorave në fshatin Shirokë pranë lapidarit të dëshmorëve. Ndërsa në orën 13:00 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Therandë.  Xhavit Bajraktari ka qenë edhe raportues nga zona e luftës së Pashtrikut për Radion-Kosova e Lirë dhe Agjencinë Kosovapress së bashku me Ilaz Kadollin dhe Besim Baraliun.  Më  2 maj të vitit 1999 gjatë luftimeve në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  kanë rënë edhe: Adnan Sherif Bunjaku, Agim Hasan  Sadiku, Basri Jemin Hyseni, Faruk Nazmi  Beqiri, Avdyl Islam Duçi, Nusret Osman Musa e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore …