Përkujtohen Dëshmorët e Kombit, Ramadan Rexhepi (Adidasi) dhe Imri Halili

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit dhe ditën e rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit, Ramadan Rexhepi (Adidasi) dhe Imri Halili, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bënë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj. Me këtë rast, Kryetari i Ferizajt u shpreh: “Sot është Dita e Dëshmorëve të Atdheut, Dëshmorëve të Kombit dhe dita e rënies heroike të dëshmorëve Ramadan Rexhepi (Adidasi) dhe Imri Halili. Ata ranë për t’u mos u shuar kurrë ëndrra dhe ideali i tyre i lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të shtetit tonë. Ne sot përkulemi tek guri i varrit të tyre, gur ky që vuri themelet e lirisë dhe shtetësisë sonë. Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e vendit” theksoi Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. Më tutje, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të tjerë institucional vendosën kurora lulesh tek lapidari në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …