Dëshmorët e Zhurit

Përkujtohen dëshmorët e martirët e Zonës Operative të Pashtrikut të rënë më 28 mars 1999

Me rastin e 29 vjetorit të rënies së dëshmorëve: Xhymshit Ahmet Badallaj, Gjylbehar Izet Badallaj dhe Hajrim Badallaj, sot mbahen homazhe tek sheshi i dëshmorëve në Zhur të Anadrinit, duke filluar nga ora 10.00.  Po kështu aktivitete mbahen edhe në  19-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Kombit, Shefki Hamit Thaçi nga Rogova e Hasit, të  Zonës  Operative e Pashtrikut  Brigada 126 dhe  Enver Eqerem Duraku nga Brigada 124. Tubimet mbahen në vendrëniet e dëshmorëve. Në orën 10:30 bëhen homazhe te Varret e Dëshmorëve në Krushë e Madhe dhe në Rogovë të Hasit. Në orën 12:00 mbahen homazhe te vendi i rënies në malet e Gallushçs mbi fshatin Ilirion(ish Doberdelan) ku 19 vite më parë ranë dëshmorë, Shefki Thaçi dhe Enver Duraku. Në këtë betejë mes forcave të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake e policore serbe, luftëtarët çlirimtarë  për 8 ditë e net rresht ndaluan forcat serbe që mos te hynë në fshatin Pagarushë, ku ishte dhe spitali i UÇK-së. Me 28 mars, Shefki Thaçi nga Rogova Hasit bie dëshmor dhe plagoset rëndë, Enver Duraku, i cili vdes më 3 prill 1999 dhe shokët e luftës e varrosin, në fshatin Baincë të Drenicës.  Më 28 mars, plagë të rënda marrin edhe ushtarët, Hamëz Kryeziu dhe Xhelil Thaçi nga Retia Rahovecit Sabit Gashi nga Studenqani i Suharekës, sot invalidë të luftës çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …