leoni

Përkujtohen dëshmorët e parë të Kotlinës Milaim Loku e Emërllah Kuqi

Kryetari i Komunës së Kaçanikut shoqëruar me stafin ekzekutiv, familjarë të dëshmorëve, veteran të UÇK-së dhe qytetarë të tjerë, morën pjesë në manifestimin përkujtimor në nderim të dëshmorëve të parë të fshatit Kotlinë  Milaim Loku e Emërllah Kuqi në 19  vjetorin e rënies së tyre.

Kryetari Ilazi me këtë rast tha se asnjëherë nuk duhet harruar se vepra sublime e dëshmorëve solli lirinë që sot ne po e gëzojmë. “Sot kujtojmë historinë tonë të lavdishmet, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 18 vite më parë jeta nuk kishte vlerë, bijtë dhe bijat më të mirë që kishte vendi i dhanë kuptim jetës dhe falë sakrificës së tyre, ne sot ndihemi krenar dhe gëzojmë lirinë” tha Kryetari Ilazi.

Ndërkohë, arsimtari Besim Kuqi në fjalën e rastit, tha se këtë ditë e kujtojmë me dhembje e krenari. “9 Mars 1999 fshati Kotlinë u sulmua në mënyrën më barbare nga forcat e armikut, që donin ta shfarosnin popullatën e kësaj ane, mirëpo duke mbrojtur vendin ranë në altarin e lirisë  dy dëshmorët e parë të Kotlinës, duke e kryer detyrën për të cilën ishin betuar, duke u pagëzuar me emrin dëshmor, sepse për ta liria ishte më e shtrenjtë se jeta” tha arsimtari Kuqi.

Hajrush Kurtaj zëvendës Komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami” njëherësh Kryetar i OVL UÇK-së evokoi  edhe kujtimet e luftës që kishte kaluar me dëshmorët si dhe foli për patriotizmin dhe luftën e drejt të këtyre dëshmorëve.

Në emër të kryesisë së fshatit Kotlinë, Jeton Kuqi foli më gjerësisht për historinë dhe veprimtarinë e dy dëshmorëve. Po ashtu në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti dhe falënderoi për pjesëmarrje Hazbi Loku.

Pranë lapidarit janë vendosur kurora lulesh dhe janë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Kaçanik. Në fund të këtij manifesti u shfaq një program artistik nga nxënësit e Shkollës Fillore “ Naim Frashëri” në Kotlinë.

Në Kotlinë, në luftimet e 9 marsit të vitit1999, ranë dy dëshmorë si dhe u djeg një pjesë e shtëpive të fshatit, ndërsa më 24 mars të vitit 1999, në mënyrën më çnjerëzore u vranë 26 kotlinas, prej tyre 11 dëshmorë dhe 15 martirë ndërkaq më vonë karvanit të dëshmorëve nga ky fshat iu shtua edhe një dëshmor i cili ra në luftimet në kufirin shqiptaro-shqiptar, në Koshare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …