Përkujtohen dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani

Me rastin 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani përfaqësuesit e Komunës së Vitisë, në krye me Kryetarin Sokol Haliti dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe të tjerë kanë përkujtuar dhe bërë homazhe para busteve të këtyre dy vëllezërve që gjendën para Shtëpisë së Kulturës në Viti. Dy dëshmorët vëllezër nga Sadovina e Jerlive të Vitisë, kanë rënë dëshmorë para dy dekadave në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e Jezercit. Me këtë rast janë bërë edhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj si dhe në kompleksin memorial në vendlindjen e tyre. Gjithashtu, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me familjarë të dëshmorëve Sylejmani, përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, banorë të fshatit Sadovinë e Jerlive kanë zbuluar edhe mbishkrimin e stadiumit që po ndërtohet në këtë lokalitet dhe që me propozim të Kryetarit Haliti dhe me aprovimin e Kuvendit Komunal të Vitisë do të mbaj emrin e këtyre dy dëshmoreve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …