Përkujtohen dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani në 17 vjetorin e rënies

Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj janë përkujtuar dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani në 17 vjetorin e rënies. Familjarë të tyre me këtë rast thanë se ndjehen krenar me veprën e tyre, por nuk fshehin edhe pakënaqësitë me zhvillimet e pasluftës kur veprat e tyre po harrohen në disa raste.

Ndërkaq për të nderuar veprën dhe sakrificën heroike të dëshmorit Elhami Hasani bashkëluftëtarë të tij dhe strukturat komunale në Ferizaj zbuluan një pllakë përkujtimore në vendin e quajtur kodra e Zymberit në fshatin Jezerc.

Bashkëluftëtarët e tij me këtë rast e përshkruan këtë dëshmor si një trim të pashembullt dhe luftëtarë me epitete të larta.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Faruk Guri. Ai ka vlerësuar tejet lartë sakrificën e të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

Pllaka përkujtimore e ngritur në fshatin Jezerc u bë e ditur se u ngrit nga iniciativa e bashkëluftëtarëve të dëshmorit Elhami Hasani i cili u tha se është lënë anash gjatë këtyre viteve të pasluftës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …