17 vite më parë, më 2 qershor të vitit 1999 në altarin e lirisë ranë edhe katër dëshmor të UÇK-së të ZOLL. Kështu në fshatin Dyz në dyluftim me armikun ranë dëshmorët: Jetullah Islami dhe Eset Berisha ,ndërsa po në të njëjtin fshat në një zonë të minuar bien: Ekrem Bajrami dhe Faton Shabani. Edhe në këtë përvjetor dëshmorët do të përkujtohen përpos nga familjarët edhe nga bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët ,përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së si dhe liridashës tjerë. Pranë lapidarit të dëshmorëve Jetullah Islami dhe Eset Berisha në Dyz dhe pranë lapidarit ë dëshmorëve Erem Bajrami dhe Faton Shabani në Gërdoc si dhe te vendet e rënies do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh si dhe do të evokohen kujtime për jetën dhe veprën e lavdishme të tyre.(M.K.)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …