Sot me një varg aktivitetesh u shënua sot 18-vjetori i rënies së dëshmorëve të Krushës së Madhe: Muhamet Malsori, Skënder Hameli, Sinan Hoti, Isak Hoti, Sedat Hoti dhe Ismet Hoti, të cilët u ranë me 4 dhjetor të vitit 1998. Në tubimin përkujtimor, të organizuar nga banorët e fshatit Krushë e Madhe, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, Ramadan Hoti nënkryetar i Komunës së Gjakovës, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve. Selami Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe, ka thënë dëshmorët të cilët sot po i kujtojnë e dinin më mirë se liri pa gjak nuk ka, të frymëzuar nga filozofia e Ukshin Hotit, këta dëshmor dhe shumë krushjan të tjerë, tani më ishin rreshtuar në brigadën e Zonës Operative të Pashtrikut. Muhamet Malësori ishte përkrahës dhe ndihmës i pakursyer i Ukshin Hotit, ideve dhe rrugës së tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …