Përkujtohen dhe nderohen viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarë komunal dhe qytetarë, i kanë përkujtuar dhe kanë bërë nderime para flamurit amerikan, me rastin e 17 vjetorit të  sulmit terrorist në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Sikur çdo herë tjetër, edhe sot, ne jemi me popullin amerikan dhe me familjarët e viktimave të 11 Shtatorit 2001, ku humbën jetën mijëra njerëz të pafajshëm. Ne shqiptarët e dimë më së miri se çka do të thotë të humbësh anëtarët e familjes, pasi këtë e kemi provuar gjatë luftës, andaj ne sot jemi me të gjitha ato familje që i kanë humbur njerëzit e tyre, në Qendrën Tregtare Botërore, në New York”, ka thënë kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e përkujtimit të 11 Shtatorit të vitit 2001.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …