Përkujtohen heronjtë Fetah Gega e Xhavit Bajraktari në 19 vjetorin e rënies heroike

Përkujtohen heronjtë Fetah Gega e Xhavit Bajraktari në 19 vjetorin e rënies heroike

Në organizim të OVL-së, së UÇK-së, dega në Therandë, sot në orën 11.00 shënohet 19-vjetori i rënies heroike të heronjve të kombit: Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari. Fillimisht bëhen homazhet te Lapidari, në vend-rënien e tyre,  në fshatin Shirokë, ndërsa në orën  12:00 bëhen homazhe tek varrezat e Dëshmorëve,  në Therandë. Dëshmori, Xhavit Bajraktari ka qenë edhe reporter i Radios-Kosova e Lirë dhe i Agjencisë Kosovapress, qysh prej fillimit të punës së këtyre dy institucioneve informative të luftës së UÇK-së. Ai së bashku me Besim Baraliun dhe Ilaz Kadollin kishin marrë përsipër të raportonin për luftimet në zonën ku vepronin dhe luftonin.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …