Në Kompleksin e Heronjve në Dubovikë, aty ku prehen eshtrat e Heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Nënës Ajshe në 36 vjetorin e rënies heroike janë bërë homazhe dhe janë vendosë kurora më lule nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetar Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, veteranë dhe invalid të luftës së UÇK-së, nxënës dhe mësimdhënës, si dhe qytetar të shumtë.
Vepra e Heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka, ishte dhe mbetet udhërrëfyesi më i mire për brezat e ardhshëm.