Përkujtohen komandanti i Brigadës 161 të Zonës së Nerodimes Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari në 20 vjetorin e rënies heroike

Paraditen e së shtunës i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me deputetin e Parlamentit të Republikës së Kosovës Elmi Reçicën, drejtorë të drejtorive komunale, kryetarin e shoqatës së familjeve të dëshmorëve Gafurr Bytyqin, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, familjarë të dëshmorëve si dhe dhjetëra qytetarë, bën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkujtim të rënies heroike të Komandantit të Brigadës 161 të Zonës Operative të Nerodimes Ahmet Kaçiku si dhe Dëshmorit të Kombit Vezir Jashari. I pari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast tha se këta dy trima, Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari janë shembulli më i mirë ku trimëria, zgjuarsia dhe atdhedashuria farkojnë lirinë e popullit tonë. Veprën e dëshmorit e ka vlerësuar tejet lart edhe kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Gafurr Bytyçi. Homazhet u përmbyllen me përkulje para varreve të Dëshmorëve të Kombit, Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari si dhe vendosjen e kurorave të luleve pranë Lapidarit të Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …