Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, për nder të 20 vjetorit të Betejave në Zonën e Pahtrikut, rënies së 34 dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve, organizohen aktivitete përkujtimore.
10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
10:45 – Tubim përkujtimor pranë lapidarit në Landovicë.
11:30 – Manifestimi dhe programi për Ditën e Shkollës në Randobravë.
16:00 – Akademi përkujtimore në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”.
- Për shkak të distancës, për në Landovicë dhe Randobravë do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja bëhet në orën 9:30 nga Shtëpia e Bardhë.