Përkujtohet 20 vjetori i masakrës në Krushë të Madhe

Shënohet përvjetori i 20-të i masakrës së Krushës së Madhe, në Kompleksin Memorial të Krushës së Madhe u bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. Në tubim në Krushë të Madhe të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryetari i fshatit, Selami Hoti, Kryetari i Komisionit për të Pagjetur, Prenk Gjetaj, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Andin Hoti, deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Teuta Haxhiu dhe Luljeta Veselaj-Gutaj si dhe përfaqësues te Ambasadës Amerikane. Me një fjalë rasti Kryetari i fshatit, Selami Hoti u shprehu nderime dhe respekt dëshmorëve dhe martirëve të vrarë nga forcat serbe, ku njëherit kërkoj nga faktorët institucional dhe ata ndërkombëtar të bëjnë më shumë në çështjen e të pagjeturve në Krushë të Madhe. Të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtua edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po ashtu shprehu respekt dhe nderim për të rënët për lirin e vendit, ku tha se kujdesi dhe nderimi ndaj të rënëve është obligim për ne. Ndër të tjera tha se duhet të punojmë me sinqeritet dhe nder për vendin tonë. E, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi nderoj lartë sakrificën e të rënëve  për liri të 241 të vrarëve dhe  masakruarve , prej të cilëve 64 ende mungojnë e nuk dihet asgjë për fatin e tyre, duke përfshirë edhe atdhetarin dhe burrin e shquar të kombit shqiptar profesor Ukshin Hoti, andaj i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar të bëjë edhe më shumë për fatin e të pagjeturve.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …