Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj bashkë me familjarë, veteranë të UÇK-së e bashkëpunëtorë, në 27-vjetorin e Betejës së Baballoqit dhe fillimin e luftës frontale në Zonën Operative të Dukagjinit, kanë bërë homazhe për të nderuar gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së.
Në këtë ditë të lavdishme për historinë tonë, kujtojmë me respekt të thellë guximin dhe qëndresën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vunë në ballë të betejës për liri dhe dinjitet.
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri! ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.