Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, kryetar të komunave dhe qytetarë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 27 vjetorit të sulmit të parë ndaj familjes Jashari nga forcat serbe. Këshilltari i kryeministrit, Jahja Lluka me këtë rast ka shprehur admirim ndaj sakrificës së familjes Jashari me porosinë se i gjithë populli i Kosovës është pas tyre. “Ne e kemi obligim jo vetëm si institucione por edhe si qytetarë që asnjëherë të mos ta harrojmë sakrificën gjakun e derdhur për këtë liri që ne sot e gëzojmë”, ka thënë Lluka. I pranishëm në homazhe ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Gashi i cili premtoi se në të ardhmen veteranët do kenë më shumë përkrahje nga institucionet e vendit. Ndërkaq në fjalën e tij kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se 27 vite më parë u ndezën shkëndijat e para të lirisë, andaj e kemi këtë ditë të shenjt. Sot ka aktivitete në tërë territorin e Kosovës, në të gjitha varrezat e dëshmorëve të vendit do të bëhen homazhe”, ka deklaruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …