Tahir Meha, Emin Lati Nebih Meha

Përkujtohet 36 vjetori e rënies heroike të Nebih e Tahir Mehës në Prekaz të Drenicës

Sot përkujtohet rënia heroike e Nebih dhe Tahir Mehës në kullën e tyre në Prekaz. Aktivitetet përkujtimore për jetën dhe veprën e tyre heroike fillojnë me  homazhe në varrezat e të rënëve rënëve, në orën  11:00, ndërsa në orën 11:30, pranë “Kullës Muze” do të bëhet dorëzimi i certifikatave të statusit të dëshmorit për Tahir Mehën e Nebih Mehën, si dhe për dëshmorët e tjerë.

Më 13 maj të 1981, në fshatin Prekaz i Poshtëm të Drenicës, të rrethuar nga njësitë speciale të Jugosllavisë, kanë rënë në altarin  e Atdheut,  pas një luftë krejtësisht të pabarabartë, Tahir Nebih Meha dhe babai i tij, Nebih Emin Meha. Atë ditë forcat e Milicisë së Jugosllavisë, të cilat mbanin në rrethim të hekurt tërë Kosovën, meqë  kishte kulmuar Kryengritja e Marsit dhe e Prillit me kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës, ishin kthyer në Drenicë me qëllim për të shënuar edhe një “fitore” kundër nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë. Gjatë luftimeve që kishin zgjatur 17 orë,  kishin rënë heroikisht: Tahir Meha dhe Nebih Meha, ndërsa gjatë luftimeve ishin vrarë 5 ushtarë e policë jugosllavë dhe ishin plagosur dhjetëra të tjerë, sipas versionit zyrtar të shpallur asokohe.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …