Përkujtohet Abaz Thaqi në 17 vjetorin e rënies

Organizuara nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës u mbajt Akademi përkujtimore kushtuar Abaz Thaqit në 17 vjetorin e rënies së tij heroike në Betejën e Koshares.

Më këtë rast për veprimtarinë e dëshmorit folën bashkëluftëtarë të tij dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, duke çmuar lartë kontributin dhe luftën e Abazit në shërbim të çlirimit të atdheut.

Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura në fjalën e tij shprehu respektin e Komunës së Skenderajt për figurën e Abaz Thaqit, për këtë djalë Drenice dhe për familjen Thaqi. Ai theksoi rëndësinë që ka pasur për Abazin lufta e UÇK-së dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari për motivim të djemve patriotë që të rreshtohen në luftë për çlirim.

Abaz Thaqi u lind në Vajnikë të Skenderajt më 1964. Duke qenë ushtarak i shkolluar, ai dha kontribut të madh në aspektin strategjik dhe taktik në Betejën e Koshares. U dallua për vetëmohim dhe trimëri. Ra heroikisht më 16 maj 1999 në Koshare.

Nga Presidenca e Kosovës është i nderuar më urdhrin Adem Jashari dhe gradën Hero i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …