Përkujtohet atdhetari Latif Berisha

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka, me bashkëpunëtorë të tjerë, kanë bërë homazhe pranë varrit të atdhetarit të shquar Latif Berishës, në Smrekonicë

Më këtë rast kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ka vlerësuar lartë figurën e Latif Berishës.

Ai tha se Latif Berisha, është intelektuali i parë shqiptarë që u vra nga policia serbe menjëherë pas fillimi të bombardimeve të caqeve serbe nga NATO-ja.

“Figura e profesor Latif Berishës është një figurë shumë e nderuar dhe e respektuar nga të gjithë. Ai në kohën e okupimit klasik të Kosovës nga Serbia, u shqua për angazhim dhe përkushtim të palodhshëm për çështjen kombëtare, për organizimin e jetës së përditshme dhe institucionale të qytetarëve të Mitrovicës, jashtë institucioneve të okupatorit. Në veçanti ishte angazhuar për organizimin e ndihmave për pjesëtarët e UÇK-së ”, tha ai.

Më 24 mars 1999, në natën e parë të bombardimeve të forcave të NATO-s  mbi caqet serbe në Mitrovicë, kriminelët serbë e vranë profesor Latif Berishën, në pragun e shtëpisë së tij, në pjesën veriore të qytetit, prej nga qëllimisht nuk ishte larguar, edhe pse të gjithë i kishin sugjeruar që të largohej nga atje, për shkak se për veprimtarinë e tij patriotike ishte bërë halë në sy të policisë serbe.

Kontributi i Latif Berishës, për çështjen kombëtare, në fushën e arsimit, shkencës, kulturës etj, ka qenë shumë i madh.

Vepra e tij poetike e shkencore zë vend të rëndësishëm në letërsinë dhe shkencë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …