leoni

Përkujtohet Beteja e Slivovës dhe zbulohet Pllaka Përkujtimore e atdhetarit, Rrustem Rrustemi

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në 26-vjetorin e betejës së Slivovës ku ranë heroikisht luftëtarët sypatrembur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heronjtë e Kosovës, Driton Islami – Toni dhe Sadik Bega – Mortaja, me homazhe përkujtoj Heronjtë e Kosovës dhe sakrificën sublime të Dëshmorëve të Kombit për lirinë e Kosovës.

Liria e Kosovës në themele ka gjakun e dëshmorëve e martirëve e pikërisht në Slivovën e lavdisë, zbuluam Pllakën Përkujtimore kushtuar atdhetarit të pashoq, kontributdhënësit për luftën çlirimtare, Martirit të Kombit, Rrustem Rrustemi.

Martiri i Kombit, Rrustem Rrustemi,  armën e trashëguar nga të parët e tij, të ruajtur për dekada, ia dha Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia dha lirisë së Kosovës, me plumbat e së cilës u shkrua historia, lavdia e liria e Kosovës. Ai në zjarrin e luftës, në Betejën e Slivovës u kap nga forcat serbe për të mos u kthyer kurrë më në vatrën stërgjyshore, në Slivovën e tij të betejave për liri. Rrustem Rrustemi, ndonëse pa varr, pa eshtrat e tij, me pllakën përkujtimore të zbuluar sot, jeton e do të jetoj si frymëzim, si krenari e lavdi për luftën e përpjekjet tona për liri.

Sot e sa të jetë jeta, Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Lavdi Martirit të Kombit, Rrustem Rrustemi, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Parë e e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Deçanit

U mbajt mbledhja e Parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën …