Për të nderuar veprën e tij në 19 vjetorin e rënies së dëshmorit Beqir Meha, Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, Drejtorët komunal, udhëheqës të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, udhëheqës i stacionit policor në Skenderaj dhe familjarë, bënë homazhe dhe vendosi lule pranë lapidarit të dëshmorit në Çubrel, në vendin e rënies së tij.
Dëshmori, Beqir Meha ishte vëllau i heroit, Tahir Meha- i cili ra heroikisht me 13 maj 1981, po ashtu, dëshmori Beqir Meha ishte njëri ndër luftëtarët e parë të orëve të lirisë si dhe bashkëluftëtarë i Komandantit Legjendar Adem Jashari.