Përkujtohet dëshmori Hetem Hasaj në 19 vjetorin e rënies

Familjar, përfaqësues institucionesh, miq e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin mbledhur në vendin e rënies së dëshmorit Hetem Hasaj në Gajre, në 19 vjetorin e rënies. Në manifestimin përkujtimor, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, çmoi lartë kontributin e dëshmorit Hetem Hasaj, duke shtuar se lirinë që sot e gëzojmë, është ndërtuar mbi themelet e ujitura me gjakun e dëshmorëve. Ai tha se dëshmorët dhe të rënët për atdhe, do të skaliten me shkronja të arta në historinë e Kosovës. Manifestimin e përshëndeti në emër të OVL-së së UÇK-së Shefket Troni, ndërsa në emër të familjes, përshëndeti dhe falënderoi për pjesëmarrje djali i dëshmorit Hetem Hasaj. Në fund u shfaq një program i vogël artistik. Tek pllaka përkujtimore tek vendi i rënies janë vendosur lule, ndërsa janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …