Me rastin e 18-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Bahri Fazliu-Gzimi, sot u bënë homazhe përkujtimore në fshatin e tij të lindjes, Llaushë të komunës së Besianës. Familjarë, shokë e bashkëveprimtarë përkujtuan veprën e njërit prej veprimtarëve më të jashtëzakonshëm të viteve 90-ta për çlirimin e Kosovës. Ai ra në altarin e lirisë me 7 maj të vitit 1998, gjatë një përleshje të armatosur me forcat jugosllave në vendin e quajtur Bogiqe të Plavës. Dëshmori, Bahri Fazliu ishte një nga themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës si dhe themelues i revistës ilegale ‘Çlirimi’, e cila u bënte thirrje shqiptarëve që t’i rroknin armët e të shkëputeshin nga ideologjia nënshtruese pasiviste që ofronte atëbotë LDK. Në shkrimet e ‘Çlirimit’ spikat sensi i jashtëzakonshëm i Bahri Fazliut si një i ri vizionar që zhbironte në mënyrë kritike rrjedhat politike të kohës.
Kontrolloni gjithashtu
Zyra e Prokurorit e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka pushuar hetimet kundër Halil Çadrakut
Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci, ka bërë me dije se …