Përkujtohet dëshmori Liman Morina, në 20 vjetorin e rënies

Në 20 vjetorin e rënies, është përkujtuar dëshmori i kombit Liman Morina, nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës. Në akademinë përkujtimore të mbajtur në Malishevë, për dëshmorin Liman Morina, familjes i është dorëzuar urdhri “Hero i Kosovës”, i ndarë nga presidenti i vendit. Në këtë akademi përkujtimore, krahas familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Liman Morinës, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, deputet të Kuvendit të Kosovës, zëvendësministra, zyrtarët të Ushtrisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë. Në këtë akademi fjalë rasti mbajtën kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ish zëdhënësi i UÇK dhe ish kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe Metush Kryeziu, në emër të OVL të UÇK-së, të cilët folën fjalët më të mëdha për dëshmorët e kombit, për luftën çlirimtare, rëndësinë dhe vlerat e luftës, si dhe për dëshmorin Liman Morina, i cili ra heroikisht më 24 maj të vitit 1999, në zonën e Dukagjinit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …