Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Mehë Uka, OVL e UÇK-së, Dega në Mitrovicë bëri homazhe pranë varrit të tij, në fshatin Bajgorë të Mitrovicës. Pas homazheve, u mbajt Akademi përkujtimore në shënim të rënies heroike të Mehë Ukës. Akademia u mbajt në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë. Meha Uka, fillimisht ishte dënuar me 60 ditë burg, të cilin e kishte mbajtur në Mitrovicë e Smrekovnicë. Pas lirimit ai kishte vazhduar veprimtarinë patriotike dhe pas një viti dënohet 18 muaj e me vonë me 7 vite burg. Mehë Uka u vra nga UDB-ja më 29 dhjetor të vitit 1996.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …