Përkujtohet dëshmori Nijazi Azemi-Komandant Mjekra

Me rastin përvjetorit të rënies së dëshmorit Nijazi Azemi- Komandant Mjekra, janë bërë homazhe pranë varrit në tij në varrezat e dëshmorëve në Viti. Këtyre homazheve i ka prirë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, por gjithashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtar të tij nga ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe shumë të tjerë të cilët e nderuan Komandant Mjekrën. Përndryshe Nijazi Azemi-Komandant Mjekra ka rënë heroikisht me datën: 26.03.2001 si dëshmorë nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë (UÇPMB). Çdo vit në Komunën e Vitisë për nderë të tij organizohet Manifestimi “Flakadani i Karadakut” i cili karakterizohet me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …