Përkujtohet dëshmori Rashit Mustafa- “Komandant Karadaku”

Në përvjetorin e 22-të të rënies së dëshmorit të kombit, kolonel Rashit Mustafa, i njohur në luftë si “Komandant Karadaku”, janë bërë homazhe tek varri i tij në varrezat e dëshmorëve në Viti. Homazhe tek varri i kolonel Rashit Mustafës, bënë udhëheqës të Institucioneve komunale dhe Institucioneve tjera, si ata të policisë, OVL të UÇK-së, shoqatës së familjeve të dëshmorëve, subjekteve politike e qytetar të tjerë. Rashiti Mustafa u lind në Lubishtë të Vitisë, ndërkaq kishte të kryer akademinë ushtarake në Kroaci, ku edhe ishte pjesë e Gardës Kombëtare Kroate deri në përfundim të luftës atje. Ndërsa në qershor të vitit 1998, inkuadrohet në luftën në Kosovë ku edhe formoi Brigadën “Skënderbeu”, të cilën edhe e komandoi gjatë luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …