Është përkujtuar në 19 vjetorin e rënies dëshmori Sejdi Shala (Reka), nga Kopiliqi i Poshtëm i Skenderajt.
Për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit, pranë lapidarit të tij kanë bërë homazhe dhe kanë vënë lule Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, bashkëluftëtarët e Sejdi Shalës dhe familjarë të tij.
Më këtë rast Nënkryetari Nura, në emër të Komunës së Skenderajt dhe Kryetarit Sami Lushtaku ka shprehur respektin institucional për kontributin e dëshmorit Sejdi Shala dhe gjithë dëshmorëve.
Ai ka thënë se vendi po frymon sot lirshëm dhe po ndërtohet falë luftës dhe heroizmit të dëshmorëve.