Sot është përkujtuar heroi i kombit Skënder Salihaj në 21 vjetorin e rëniës heroike të tij. Atë e ka kujtuar bashkëluftëtari i tij dhe ish-komandanti për Moral dhe Politikë i Zonës Operative të Neredimes, Fehmi Mujtota. “Sot, në 21 vjetorin e rëniës së heroit, Skender Salihaj, bëmë nderime para varrit të tij dhe varrezave të dëshmorëve! U takuam në heshtje…folëm si atë ditë kur u ndamë pa lindur dielli i 14 shtatorit 1998… atë ditë kur TI u bëre themel i Lirisë! Sot na mungoi baci Zeqë… edhe disa bashkluftëtarë pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit të Heroit..! Me ne është Demrija, si atë ditë edhe sot me disa bashklufëtarë të tjerë!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …