Përkujtohet Komandanti Mujë Krasniqi në 21 vjetorin e rënies

Në përkujtim të 21 vjetorit të rënies së Komandantit të brigadës 113 Mujë Krasniqi, kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci, deputetin Bekim Haxhiu, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë kanë bërë nderime dhe kanë vendosur lule në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë. Kryetari Jashari ka theksuar: “Në përkujtim të 21- vjetorit të rënies së Komandantit Mujë Krasniqi dhe Dëshmorëve tjerë të Kombit, për të nderuar veprën e tyre për Liri, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, deputetin Bekim Haxhiu, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëpunëtorë, vendosëm lule në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë. Lavdi Komandantit të brigadës 113 Mujë Krasniqi dhe gjithë të rënëve për Liri!”, ka thënë ndër të tjera kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …