Përkujtohet martiri i kombit Leotrim Ahmeti, djali i heroit të atdheut Malush Ahmetit në 21 vjetorin e rënies

Përkujtohet martiri i kombit Leotrim Ahmeti, djali i heroit të atdheut Malush Ahmetit në 21 vjetorin e rënies

Sot është kujtuar martiri i kombit, djali i heroit të atdheut Malush Ahmetit, Leotrim Ahmeti i rënë 21 vite më parë. Atë e ka kujtuar vëllai i tij Bahriu i cili ka thënë se dora gjakatare Leotrimit 7 vjeçar ia ka shuar ëndrrat fëmijërore. “Sot u bënë 21 vite pa ty vëlla i dashur ne mendjen dhe ne zemrat tona të kujtojmë çdoherë. Dheu i Kosovës po digjej e përgjakej në çdo cep nga ushtria barbare e okupatorit serb, shkrumbi e gjaku derdhej damarëve tokës tonë e shponin dhimbjen e çdo njërit shqiptar brenda e jashtë atdheut. Kujtesa historike është rifreskuar çdo herë me beteja, me trimëri bijave e bijve të këtij trualli ku lindin e rriten shqipet. Sot me 11 shtatorë vitit 1998 në agun e mëngjesit ra dëshmorë djali, vëllai jonë i dashur Leotrimi në moshën e njomë 7 vjeç dora gjakatare ia ndali buzëqeshjen… ia shuajti ëndrrat fëmijërore… nuk arriti ta gëzon bankën shkollore… ta mësonte alfabetin… ta shijonte jetën me plotë ëndrra të bukura… çfarë faji kishin fëmijët mallkuar qofshì dora gjakatare. Kalojnë ditët, javët, muajt, vitet, kalojnë shekuj por kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet e zemrat tona, në kujtesën historike. Mbetet prore e freskët dhe nuk tretet kurrë, çdo herë do i mbajmë në zemrat tona. Për gjithë kombin tonë dëshmoret janë lavdia e krenaria jonë, ndër vlerat më të çmuara, që nderohen nga të gjithë LAVDI janë lulëkuqet e kombit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …