Përkujtohet mësuesi Halit Geci në përvjetorin e tij

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë nderime në përvjetorin e vrasjes së mësuesit Halit Geci, nga forcat serbe. Kryetari Jashari ndër të tjera ka theksuar: “Sot, së bashku me bashkëpunëtorë bëmë nderime në përvjetorin e mësuesit Halit Geci, kaluan më shumë se dy dekada nga vrasja e tij, por mësuesi Halit Geci do të mbetet gjithmonë në mendjet tona, në kujtesën heroike, për veprën e tij të palodhshme që nën terrorin e asaj kohe, edukonte nxënësit e tij. Varrimi i tij, shënoi në histori momentin e daljes për herë të parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi mësuesit Halit Geci!”.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …