Sot në 7-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Shaban Viqa, në Greme të Komunës së Ferizajt, u bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së këtij luftëtari, i cili ka marrë pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në UÇPMB dhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Të pranishëm, në këtë përvjetor përpos familjarëve, ishin edhe bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë të shumët të cilët kanë marrë pjesë në 7-vjetorin e vdekjes së tij. I pranishëm ishte edhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Kosovës Lndore, Jonuz Musliu. Kujtime në nderim të figurës së Shaban Viqës-Bacit evokuan shokët Jonuz Musliu, Ali Reshani dhe në emër të familjes, vëllai, Nazmi Viqa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …