Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar punën për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Javëve të fundit ata kanë shfaqur një interesim më të madh në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje mes të dyja vendeve. I dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell vazhdimisht është duke iu bërë thirrje institucioneve kosovare që të heqin taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut. Me ndërmjetësim të Grenell, kryetari Thaçi dhe homologu i tij serb, Vuçiq janë takuar të hënën në Uashington ku kanë diskutuar për të dyja vendet. Vuçiq e ka përsëritur qëndrimin e tij se pa heqje të taksës nuk do të rikthehen në dialog. Presioni i SHBA-ve për ta hequr taksën dhe për t’i kthyer të dyja palët në tavolinën e bisedimeve nuk ka qenë kurrë më i madh. Përkushtimi i madh i Amerikës, ka lënë nën hije Bashkimin Evropian. Në media është raportuar se nga këta të fundit nuk po shfaqet më angazhimi i mëparshëm për çështjen e dialogut. Peter Stano, zëdhënës i përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë për lajmi.net se roli i BE-së për këtë çështje nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjti.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …