leoni

Përmbushet edhe një zotim publik nga Komuna e Rahovec-it – përkrahja e bujqve me inpute bujqësore

Komuna e Rahovec-it po i përkrah drejtpërdrejt bujqit, ku ka filluar me shpërndarjen e plehut artificial për 1128 bujq përfitues, sipas kritereve të përcaktuara nga DBPZhR-ja. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 19:00, te Qendra Grumbulluese për Pemë dhe Perime “AGROCELINA” në Xërxë. Në fazën e parë, plehu do të shpërndahet për 547 bujq, të cilët kanë nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024. Ndërsa, për fazën e dytë, do të njoftojmë brenda 10 ditësh. Në këtë proces do të bëhet shpërndarja e gjithsej 10,000 (dhjetë mijë) thasëve me pleh artificial, me të cilën synohet rritja e qëndrueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe që është lehtësi për bujqit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …