Përmbyllet manifestimi i 550-të vjetorit të SKENDERBEUT dhe 20-të vjetorit EPOPEJA E UÇK-së, me moton “GJERGJI SOLLI SHPATËN E ADEMI FLAKËN”

Në vigjilje të 550 vjetorit të vdekjes së Kryetrimit Skenderbeut, 20 vjetorit “Epopeja e UÇK-së” dhe 107 vjetorit të ngritjes së flamurit në Deçiç të Malësisë së Hotit nga Ded Gjon Luli, të martën u bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” ne Prekaz. Pastaj u vazhdua në Kullën e Familjes Jashari, ku aty priti mysafirët, Baca Rifat Jashari së bashku me nipin e tij Lulzim Jasharin. Të pranishëm në këtë manifestim ishin “Shoqata Atdhetare Dukagjini”, shoqata “Liria” Tuz, shoqata atdhetare Kosovë Malësi e Madhe “ Martin Dreshaj “ Pejë, shoqata Selman Kadria Istog, si dhe drejtoria për kulturë rini dhe sport e Komunës së Skenderajt. Pas këtyre vizitave në fund u mbajt një manifestim Kulturor, në sheshin e qytetit të Skenderajt, ku u shfaqën valle dhe poezi të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …