Përmbyllet me sukses cikli i dëgjimeve buxhetore në Komunën e Skenderajt

 

Komuna e Skenderajt ka përfunduar me sukses ciklin e dëgjimeve buxhetore me Runikun, ku në të gjitha fshatrat që bëjnë pjesë në këtë bashkësi lokale, mbi 20 kilometra rrugë e segmente do të nisin sivjet të asfaltohen, sikurse trotuari e projekte të kanalizimit, sistemit të ujësjellësit dhe projekte të tjera. Edhe lagjet e fshatrave përreth Çubrelit do përfitojnë rrugë të reja, që disa prej tyre tashmë kanë filluar, për të vazhduar me projekte në fusha tjera ku preket interesi qytetar. Dëgjimi i fundit për sivjet është mbajtur në qytetin e Skenderajt, me pjesëmarrje të qytetarëve para të cilëve janë bërë të ditur gjithashtu punët e mëdha që janë duke u realizuar në kuadër të projekteve të reja, si rezultat i kërkesave të qytetarëve vitin e kaluar, për të kompletuar infrastrukturën rrugore, ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit, të trajtimit të ujërave të zeza, ndërtimin e shkollave e sallave të sportit, ndërkohë që po vijojnë pa pushim punimet e projekteve të nisura vitin e kaluar. Meqë po përmbyllim për sivjet ciklin e dëgjimeve, që praktikisht shënon hapat e parë të hartimit të një buxheti gjithëpërfshirës për vitin e ardhshëm, dua të falënderoj të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt për kontributin e dhënë me anë të kërkesave konkrete, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, deputetin Bekim Haxhiu, që na shoqëroi vazhdimisht, të gjithë drejtorët dhe stafin tim mbështetës, që përgjatë gjithë kësaj jave, dhe krejt pas orarit të punës, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, ka thënë kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …