Nga reshjet e shiut dhe rritjes së nivelit të ujërave në lumenj, sot Sheshi kryesor i Pejës, lagjja Dardania, Haxhi Zeka dhe lagjja Fidanishtë janë vërshuar. Zëdhënësi i Shtabit emergjent, Engelbert Zefaj, tha për KosovaPress se vërshimet janë krijuar si pasojë e infrastrukturës aktuale e cila nuk ka kapacitete për ta përballuar. Të reshurat kanë bërë që edhe të gjitha shkollat në këtë qytet të mbyllen për një kohë. “Këto janë pikat më kritike dhe ka përmbysje edhe në lagjet tjera por janë më të vogla. Kryetari ka themeluar shtabin emergjent për këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe i kemi mobilizuar gjitha forcat njerëzore dhje mjetet motorike. Të gjitha shkollat me kërkesën e shtabit emergjent janë mbyllur”, ka thënë Zefaj. Ai, ka bërë me dije se kanë lajmëruar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe po presin që të njëjtit t’u dalin në ndihmë shumë shpejt.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …