Përmbytjet shkatërruese në Iran kanë lënë dy milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare

Përmbytjet shkatërruese në Iran kanë lënë dy milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare

Përmbytjet shkatërruese në Iran kanë lënë dy milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare, thanë organizatat bamirëse të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Sipas tyre, përmbytjet kanë lënë së paku 78 njerëz të vdekur dhe mbi 1,000 të tjerë të plagosur, ndërsa kanë dëmtuar rrugë, shtëpi, ura dhe toka bujqësore. “Rreth 10 milionë njerëz në 2,000 qytete dhe qyteza janë prekur”, thanë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e Kuqe. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatullah Ali Hamnei, miratoi të hënën tërheqjen e dy miliardë dollarëve nga Fondi Kombëtar i Zhvillimit, për të ndihmuar të prekurit. “Përdorimi i Fondit Kombëtar të Zhvillimit është i autorizuar nëse nuk ka burime të tjera”, tha Hamnei në një letër drejtuar presidentit të Iranit, Hassan Rohani. Irani, sidomos pjesa lindore, është përfshirë nga përmbytjet qysh më 19 mars, si pasojë e shirave të furishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …