Përmendja e Shkëlzen Berishës se fshihet pas ndërtimit të një prej kullave më të madha në Ballkan, e cila do të ndërtohet diku pas sheshit Skënderbe, duket se i ka kyçur gojën Sali Berisha, i cili në vend që të reagonte dhe të mbronte me pathos përlyerjen e birit të tij në këtë skandal, është zhytur në një heshtje të frikshme. Një mal betoni në mes të Tiranës, pjellë e Erion Veliajt dhe e Edi Ramës”. Ky duhet dhe do ishte denoncimi që Sali Berisha do t’i kishte bërë kullës që po ngrihet në lulishten te Teatri i Operas dhe Baletit mu në qendër të Tiranës. Por kësaj radhe Sali Berisha, ka vendosur të heshtë, sepse ndërtuesit e këtij pallati janë financues kryesorë të Foltores dhe të afërm me familjen e tij të ngushtë. Partia Demokratike zyrtare ka kërkuar dje nga SPAK, të hetojë lidhje për pastrim parash. Kulla që do të quhet Mali i Tiranës dhe do të ndërtohet në mes të kryeqytetit, ka ndezur politikën në këto temperatura të larta gushti.
