Duke shkruar në përvjetorin e 85-të të lindjes së Adem Demaçit, bashkëvuajtësi i tij në burgje, analisti, Behxhet shala thotë se për ta vlerësuar Adem Demaçin, duhet të keni një të kaluar që është afërsisht me mendimin dhe qëndrimin politik si dhe aktivitetin kombëtar të Adem Demaçit. Sot, përmes Adem Demaçit duan të faktorizohen ata që asgjë nuk kanë bërë për këtë vend dhe që sakrifica më e madhe e tyre ka qenë se janë detyruar ta pinë një kokakola, pa akull. Po këta horra dhe ndryshqe morale, duan ta mbjellin një rivalitet midis Adem Demaçit dhe Ibrahim Rugovës, që të dy tashmë të vdekur, që të dy me një qëllim por se kanë pasur rrugë të ndryshme për arritjen e atij qëllim. Prandaj, është tejet e pamoralshme përpjekja për faktorizim dhe përfitim, loja me dy personalitete që janë shtyllat kryesore, i pari që nga vitet e ’60-ta e deri sa ka vdekur, Baca Adem Demaçi dhe i dyti, nga viti 1989 e deri në fillim të luftës së lavdishme të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës në me krye komandantin Legjendar, të pavdekshmin dhe të papërsëritshmin Adem Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …