Avokati, Tahir Rrecaj, mbrojtës i kryetarit të Nismës dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili të premten u akuzua nga Prokuroria Speciale për krime lufte ndaj popullatës civile, tha se hetimi do të pushojë, pasi Prokuroria s’ka prova kundër Limajt. Ai ka thënë për mediet se aktakuza e re e Prokurorisë Speciale i ka gjetur të habitur dhe se në aktakuzën e re, nuk ka asgjë të vërtetë. Prokuroria do ta pushojë hetimin në mungesë provash. Deri më tash Limaj ka dhënë dy deklaratë në praninë time dhe është sqaruar nga ana e tij. Limaj në kohën kur kanë ndodhur vrasjet nuk ka pasur një përgjegjësi komanduese. Prokuroria thjesht nuk ka prova dhe aso kohe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ende në formim. Edhe ndjemi habitur me këtë aktakuzë”, ka thënë Rrecaj. Po sot Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur edhe një aktakuzë për krime lufte kundër deputetit të Kosovës nga NISMA, Fatmir Limajt, i cili tri herë deri tani është shpallur i pafajshëm për akuza të tilla nga Gjykata e Hagës dhe dy gjykata në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …