Ka filluar një peticion online kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që të rritet çmimi për sigurimin e automjeteve. Në këtë tregohet gjithashtu se rritja e primit është më shumë se 26 për qind. “Ky peticion bëhet me qëllim që të bëjë presion tek BQK, dhe institucionet tjera të involvuara, që ta anulojnë këtë vendim dhe çdo lloj vendimi tjetër që ka të bëjë me rritjen e tarifave të sigurimit”, thuhet ndër të tjerash në përshkrimin e peticionit. Pos kësaj të shtunën e 23 nëntorit është paraparë edhe një protestë para BQK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …