Përmes pingpongut, Priping ndihmon Kroacinë

Përmes pingpongut, Priping ndihmon Kroacinë

Më 16 Janar Klubi i Pingpongut Priping në bashkëpunim me Rotary Club Prishtina  Newborn (RCPNB) organizoi një turne për të mbledhur fonde dedikuar Kroacisë, e cila para disa ditësh është prekur nga tërmeti. Turneu i organizuar është mbajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00 dhe pjesëmarrja në këtë turne ka kushtuar 5 euro, por kishte edhe prej atyre që kanë ndihmuar përtej këtij çmimi. Pasi që të gjitha mjetet, të cilat janë mbledhur në këtë event u janë dedikuar të prekurve nga tërmeti në Kroaci.

Kryetari i Klubit Priping, Kastriot Orana duke e hapur zyrtarisht turneun falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë event dhe theksoi edhe një herë qëllimin e mbajtjes së këtij eventi.

“Ky organizim po mbahet që të ndihmojmë shtetin e Kroacisë përmes lojës së pingpongut pas goditjes së këtij vendi nga tërmeti. Përmes këtij organizimi humantiar ne po përpiqemi të pëkrahim Kroacinë dhe të solidarizohemi me të gjithë të prekurit nga tërmeti.”, tha Orana gjatë fjalimit të tij.

Ky event nuk do të mund të realizohej pa përkrahjen e Rotary Club Prishtina Newborn (RCPNB), ku presidentja e këtij të fundi, Arijeta Pajaziti e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbajtjen e këtij organizimi dhe ndihmën për të prekurit, çfarëdo qoftë ajo.

“Rotary Club Prishtina Newborn (RCPNB) do të jetë gjithmonë i gatshëm të përkrah organizime të tilla, sepse përmes tyre ne po ndihmojmë vendet në ndihmë jo vetëm në aspektin financiar, por edhe atë emocional, duke treguar mbështetje për ta”, është shprehur Pajaziti.

Gjithashtu para fillimit të turneut është mbajtur një lidhje direkte nga Zagrebi përmes platformës ZOOM me Marijan Bulat, Këshilltar i Presidentit të Rotary International për Kosovë dhe Shqipëri. Ai u shpreh se ishte shumë i kënaqur me eventin e organizuar.

“Ky organizim ka një domëthënie shumë të madhe, sepse ju nuk po ndihmoni shtetin kroat vetëm në mënyrë financiare, por jeni duke i ndihmuar ata edhe në aspektin emocional. Duke iu dhuruar përkrahje morale dhe duke u solidarizuar me ta përmes këtij organizimi. Është me të vërtetë një aksion me vlera të mëdha ky që keni organizuar dhe ky aksion po shënon një ditë të rëndësishme”, tha Bulat përmes lidhjes direkte në Zoom.

Këtij turneu, përsëri përmes platformës Zoom iu bashkangjit edhe miku ynë Rotarian, Rexhep Ademaj nga Rotary Club Göteborg Säve nga Suedia.

“Në emër të Rotary Club Göteborg Säve shprehi gatishmërinë që kemi për t’iu bashkuar eventit të organizuar për këtë kauzë, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndihmojmë Kroacinë”, theksoi Ademaj.

Klubi i Pingpongut Priping dhe Rotary Club Prishtina Newborn (RCPNB), falenderojnë të gjithë pjesëmarrësit e këtij turneu, ku secili me kontributin e tij ndihmoi në realizimin e qëllimit të eventit. Duke besuar që së shpejti të mbahen organizime të tilla qoftë për arsye humanitare apo arsye tjera. Gjitashtu duke shpresuar që kontributi i tyre të jetë sadopak efektiv dhe të ndihmoj të prekurit nga tërmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …