Prishtina

Përmirësohet cilësia e ajrit

Bazuar ne matjet e realizuara nga dy stacionet monitoruese të cilësisë së ajrit, në Prishtinë, oborri i ndërtesës Rilindja dhe oborri i Institutit Hidrometerorologjik, gjatë periudhës prej 26 deri më 29 nëntor është regjistruar përmirësim i cilësisë së ajrit për të gjithë parametrat e monitoruar e veçanërisht për grimcat ne ajër. Aktualisht vlerat e për të cilin ishin regjistruar tejkalime ne ditët e mëparshme janë brenda kufijve të lejuar të vlerave mesatare ditore.

Nga analiza e rezultateve te fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejt se gjate këtyre ditëve vlerat e regjistruara për PM2.5, kanë qenë brenda kufijve të lejuar me përjashtim të datës 26.11.2016 ku vlera maksimale e mesatareve ditore e regjistruar ka qenë  55 ug/m3, që korrespondon me zonën e portokallt e që në bazë të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) është e ndjeshme vetëm për personat me ndjeshmëri të lartë ndaj kësaj ndotje. Vlerat e regjistruara gjatë ditëve të tjera kanë qenë brenda normave të lejuara përkatësisht në zonën e verdhë dhe të gjelbër të Indeksit të Cilësisë së Ajrit, që i takojnë zonës me cilësi të kënaqshme të ajrit. Ndërsa sa i përket vlerave kufitare ditore me PM10, tejkalime janë regjistruar vetëm me datën 26.11.2016 me 65 ug/m3, ndërsa në të gjitha ditët tjera vlerat kanë qenë brenda limiteve dhe sillen mes vlerave  20 ug/m3 deri 37 ug/m3.

Ky përmirësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikurse janë largimit i mjegullës, paraqitja e erës, reshjet e shiut dhe reshjet e borës. Kjo gjendje ka ndikuar në shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përmirësuar gjendjen e cilësisë së ajrit. (Msc. Afrim Berisha.

Drejtoria për Monitorim, Vlerësim dhe Raportim Mjedisor)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …