Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka thënë se ministrja a e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është duke dezinformuar dhe manipuluar publikisht në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin e noterëve. Ai ka shpjeguar se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dhe e ka lënë në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë, duke rikonfirmuar se procesi i dhënies se provimit të noterisë ishte i ligjshëm dhe i drejtë. I bëj thirrje ministres së Drejtësisë që mos të tentoj të manipuloj me vendimet e gjykatës, t’i zbatoj ato dhe të zhbllokoj procesin e emërimit të noterëve të rinj, duke respektuar në përpikëri legjislacionin në fuqi dhe vendimet gjyqësor”, ka shkuar Gruda në një postim të tij.
